Kanye West do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian 200 mijë dollarë çdo muaj për rritjen e fëmijëve të tyre, në marrëveshjen më të fundit të arritur në gjykatë. Reperi dhe ylli i reality show ranë dakord gjithashtu që të kenë kujdestari të përbashkët për 4 fëmijët.

Kim kërkoi divorcin në vitin 2021 nga Kanye West, pas 8 vitesh së bashku. Ky i fundit shpeshherë është bërë objekt debati në media për ndryshimin e emrit, kandidaturat për president, apo dhe komentet antisemite.

Në dokumentet e gjyqit zbulohet se janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet për ndarjen e pronës, ndërkohë që vendimet e mëdha për fëmijët do të merren nga të dy.

Kanye do të paguajë 200 mijë dollarë për fëmijë çdo muaj, kjo dhe për arsyen sepse ata do të qëndrojnë te Kardashianët në pjesën më të madhe të kohës.

Çifti ka së bashku 4 fëmijë, North 9 vjeç, Saint 6 vjeç, Chicago 4 dhe Psalm 3 vjeç.