Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!

Ky është qëndrimi që Edi Rama jep për sulmin që pësoi kryetari demokrat Sali Berisha, qëndrim që kërkoi noa.al dhe vijon më poshtë me vazjdimin e deklaratës reaguese:

“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”.