Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, është rikthyer sërish për të kaluar disa ditë pushimi në jug të vendit tonë.

27-vjeçarja ka postuar disa foto ku duket e mrekullueshme në Instagram-in e saj, ndërsa bashkëngjitur shkruan “Home” ngjitur me flamurin shqiptar.  

Prej disa vitesh, Dua i bashkohet familjes së saj në jug të vendit, duke kaluar disa ditë të qeta në mrekullitë e vendit tonë.

Në muajin maj, Dua u shfaq për herë të parë në publik me të dashurin e saj të ri, regjisorin Romain Gavras, i cili nuk dihet nëse e ka shoqëruar në Shqipëri këngëtaren.