Një grup eksploruesish kanë mbetur të bllokuar në Bogë. Ata ndodheshin në pikën turistike të Bogës për të shijuar natyrën që të ofron kjo zonë.

Gjatë zbritjes nga maja e malit ku ndodheshin, janë bllokuar dhe mendohet se një nga udhëtarët është dëmtuar.

Forcat e sigurisë kombëtare dhe forca të policisë janë nisur në ndihmë të tyre. Mendohet se grupi është i përbërë nga 10 persona.