Një 49-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi në kufi mbi 42 mijë euro.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., H. B., dhe E. N., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.