Një i ri turk është vënë në pranga nga policia në Rinas pasi tentoi të dilte nga vendi me një pasaportë të falsifikuar.

Bëhet e ditur se shtetasi turk u kalua në vijën e dytë për kontroll më të detajuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin personat që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar.

Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, të riut iu gjet një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.     

Nga hetimet, dyshohet se biletën, e kishte marrë te njësia e check-in-it, një 27-vjeçar me qëllim për të ndihmuar të riun turk që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.   

24-vjecari turk u vu në pranga kurse i riu tjetër që e ndihmoi u shpall në kërkim.