Bashkimi Evropian ka rënë dakord të premten për të t’i vendosur Rusisë një raund të ri sanksionesh për pushtimin e Ukrainës.

Në këtë raund të ri sanksionesh, ndalohen eksportet e BE-së me vlerë të paktën 11 miliardë euro, futen në listën e zezë propagandistët dhe, për herë të parë, targetohet drejtpërdrejt Garda Revolucionare e Iranit për ndihmën e fshehtë ushtarake të dhënë për Kremlinin.

Por, marrëveshja përfundimtare nga ambasadorët zgjati më shumë se sa pritej pasi negociatat përfunduan, pas përpjekjeve të pasuksesshme të mërkurën dhe të enjten.

Miratimi i sanksioneve kërkon pëlqimin unanim të të 27 shteteve anëtare. Miratimi i sanksioneve kërkon pëlqimin unanim të të 27 shteteve anëtare.

Mediat ndërkombëtare, duke cituar burime, raportojnë se vendosja e sanksioneve u vonua për shkak të një sërë “lëvizjesh përçarëse që penguan bisedimet.”

Këtu përfshihet një kërkesë e Hungarisë për të hequr disa emra rusë nga lista e zezë e BE-së, një shtytje polako-lituaneze për të sanksionuar sektorin bërthamor të Rusisë dhe një propozim jopopullor nga Komisioni Evropian për gjobitjen e qeverive të BE-së që nuk raportojnë për vendndodhjen e aseteve të ngrira nga Banka Qendrore Ruse.