Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter për ndalimin nga policia britanike të shtetasit shqiptar Agim Agaj, i cili qëndroi pas hekurave për 15 orë pasi u dyshua si trafikant droge, ndërsa iu gjet në automjet çaj mali.

Rama shkruan në Twitter se nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

“Ju bëj thirrje ta lexoni historinë e plotë dhe falënderoj autorët e kësaj historie të trishtë. Ju vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por gjithashtu për të hedhur dritë mbi vështirësitë që përballen këta njerëz të guximshëm, që kanë emigrauar në këtë shtet.

Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër krimit. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Nuk jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do të reagonte nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri me çaj anglez dhe do të akuzohej si trafikant droge! Kjo situatë është dëshpëruese e Agimit dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, shkruan Rama në Twitter.