Çiklistja rumune, Alexandra Ianculescu, është bërë lajm pasi ka zbuluar se si po mundohet që të marrë pjesë në Olimpiadën “Paris 2024”, në sportin e çiklizmit në pistë.

31-vjeçarja, e cila mori pjesë në Olimpiadën Dimërore të vitit 2018, po financon stërvitjen e saj me të ardhurat që merr nga fotot që poston në platformën për të rritur OnlyFans.

“Pasi bëra para muajin e parë, jeta ime ndryshoi krejtësisht për mirë. Stërvitem me kohë të plotë, udhëtoj në vende që nuk më kishte shkuar kurrë mendja se do të shkoja, blej biçikletat që kam pasur ëndërr, po kursej për makinën që dua dhe vijoj ëndrrën që të marr pjesë në Olimpiadë. Më parë, e vrisja mendjen se çfarë mendonin njerëzit për këtë, por kuptova që mendimet e njerëzve nuk m’i paguanin shpenzimet e mia. Prandaj, do të vazhdoj të poston në OnlyFans”, deklaroi çiklistja.