Një gjykatë në Rusi refuzoi apelin e gazetarit amerikan, Evan Gershkoviç, ndaj vendimit për mbajtjen e tij në paraburgim. Ai u shfaq në publik për herë të parë në disa javë, pas arrestimit në Jekaterinburg. Gazetari që punon për Wall Street Journal është akuzuar zyrtarisht për spiunazh.

Gershkoviç u shfaq i qetë në dhomën e xhamit duke buzëqeshur për mediat, por pa dhënë asnjë deklaratë. Përveç avokatit të tij, në sallën e gjyqit ishte e pranishme dhe ambasadorja amerikane, Lin Trejsi.

Mbi 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë të përbashkët në Kombet e Bashkuara duke kërkuar lirimin e menjëhershme të gazetarit dhe dënuan Rusinë për intimidimin e mediave. 31-vjeçari u arrestua më 29 mars dhe mund të dënohet deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor për spiunazh. Shteti rus pretendon se Gershkoviç po përpiqej të zotëronte informacione sekrete të ministrisë së Mbrojtjes që më pas t’ia dorëzojë qeverisë amerikane.