Më shumë se 1200 të mitur humbin jetën në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit. Alarmi është dhënë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj të fundit në të cilin paralajmëron për rreziqet e smogut të akumuluar nga 27 vendet e Unionit.

Po ashtu, në raport përmenden edhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Agjencia Evropiane e Mjedisit kërkon nga qeveritë e vendeve evropiane politika specifike për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ndër të tjera, kërkohet krijimi i “zonave të ajrit të pastër” rreth shkollave, intensifikimi i sipërfaqeve të gjelbra kundër smogut.

Sipas të dhënave në raport, në fakt, pak më shumë se 10% e sipërfaqeve të gjelbra ndodhen në një rreze prej 300 metrash nga shkollat. Vetëm 6% e strukturave janë të mbuluara me pemë.

Shkollat ​​me mjedisin më të gjelbër gjenden përgjithësisht në vendet e Evropës Veriore.