Është gjetur pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez, i cili u mbyt në lumin e Osumit. Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga palombarët e forcave Renea dhe do të transportohet drejt murgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 Majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt. Ndërsa gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit. E tronditur 64-vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk e gjet deri më sot.

“Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njoftonte Policia e Beratit tre ditë më parë.