Shkak për ngjyrën jeshile fosforeshente në Kanalin e Madh të Venecias mund të ketë qenë një gjurmues.

Të dielën në mëngjes, venecianët panë sesi uji në Urën Rialto kishte një ngjyrë aspak të zakontë dhe, sipas raportimeve, në 09:30 disa qytetarë njoftuan policinë.

Pasi u morën mostra nga zona ku uji kishte ndryshuar ngjyrë, paraprakisht besohet se bëhet fjalë për një gjurmues me ngjyrë, nga ata që përdoren për të zbuluar rrjedhat e ujit.

Fillimisht, u dyshua se mund të bëhej fjalë për një protestë ekologjike të radhës nga aktivistët e mjedisit. Ndërkohë, policia po kërkon për autorë të dyshuar.

Analizat e ujit kanë treguar se ndryshimi i ngjyrës së ujit nuk paraqet asnjë rrezik për popullatën apo gjallesat e kanalit.