Tre turistë britanikë raportohen të jenë zhdukur pasi një jaht u përfshi nga flakët në Detin e Kuq të Egjiptit.

Mediat raportojnë se në bord ndodheshin 29 persona, 26 nga të cilët janë shpëtuar. Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamje të jahtit, i cili po shkrumbohej nga flakët.

Në një deklaratë, policia egjiptiane tha se 26 personat e shpëtuar, për fat të mirë, nuk kanë pësuar lëndime. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.