Nismat për të frenuar ikjen e mjekëve drejt Gjermanisë janë artikuluar  prej kohësh nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me studentë ekselentë në muajt e parë të 2023, kreu i qeverisë ka folur për planin se si mund t’i mbajmë mjekët në vend. Kjo deklaratë është përforcuar nga rektori  të Mjekësisë dhe vetëm pak ditë më parë ministrja e arsimit Evis Kushi ka folur për kontratën që duhet të nënshkruajnë studentët e mjekësisë para nisjes së studimeve, për të punuar tre vjet në Shqipëri.

Në rast refuzimi nga ana e tyre tarifa e shkollimit  do të jetë e njëjtë me vlerën që paguhet sot në universitetet private.

Kjo deklaratë ka nxitur protestat e studentëve të mjekësisë. Paraditen e së martës janë mbledhur para rektoratit për të kundërshtuar draftin që pengon lëvizjen e lirë të tyre. Ndërkohë rektori Arben Gjata, por edhe ministrja e arsimit  kanë sqaruar për median se ende nuk ka vendim në lidhje me këtë çështje. Propozimi i universitetit  është hedhur për konsultim me studentët e mjekësisë.

Të rinjtë që ndjekin degën e mjekësisë në të vetmin universitete publik në vend paguajnë një tarifë prej  45 mijë lekësh  të reja në vit. Ndërsa kostoja reale për shkollimin në këtë program studimi përllogaritet në  4-5 mijë euro në vit.