Ditën e sotme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është mbajtur seanca për 24-vjeçarin Indrit Uka, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpi”. Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren Erisa Aliajn mbrëmjen e së martës.

E reja e aksidentuar për vdekje sapo ishte kthyer nga puna në një fasoneri dhe ishte futur për të blerë ushqime në një market të lagjes.

Pasi ka përfunduar shpenzimet në market ka dalë për të kaluar rrugën për në banesën e saj, nuk ka kaluar në vijat e bardha, por afërsisht 100 metra poshtë tyre ku edhe është aksidentuar.