Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.

Viktima është 62-vjeçari Ilir Duni.

A2 CNN ka mësuar se kamioni po lëvizte nga Korça në drejtim të Plasës, ndërsa mjeti i vogël udhëtonte në drejtim të Korçës, por ka qenë duke lëvizur në korsinë e kundërt. Drejtuesi i kamionit është përpjekur të shmanget, por ka qenë e pamundur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.