Për llogari të hetimit të nisur ndaj Safet Gjicit pas publikimit të video-skandalit, SPAK ka bërë kontroll në banesën e vajzës së videos.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se agjentët e BKH kanë gjetur dhe sekuestruar kamerën me të cilën dyshohet të jetë realizuar video-përgjimi.

Pajisja do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin digjital të SPAK, për konfirmimin e faktit se është burim i materialit origjinal, por edhe nëse ka regjistrime te tjera të ngjashme.