Me ardhjen e verës u shtuan edhe ankesat ndaj mushkonjave. Përveç produkteve që shiten në raftet e tregut, mushkonjat mund të shpëtoni edhe me metoda të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi. Ja mënyrat natyrale për të hequr qafe mushkonjat…

AROMAT BIMORE

Mizave nuk u pëlqen veçanërisht mentoli dhe aromat e ndryshme bimore. Këto përfshijnë aromat e livandës, eukaliptit, karafilit dhe lëkurës së portokallit. Ju mund t’i largoni mushkonjat duke i spërkatur këto aroma në shtëpinë tuaj gjatë ditës.

LIMONI DHE KARAFILI

Me disa copëza karafili të prera imët, ngjitini në një limon gjysmë të prerë e do ta shihni se si do të largoni mushkonjat dhe mizat e shtëpisë nga tavolina juaj.

LETËR NGJITËSE

Falë vetive ngjitëse të letrave për kapjen e mushkonjave, ju mund t’i përdorni ato në shtëpinë ose kopshtin tuaj gjatë ditës.

VAJRAT

Ju mund të parandaloni që mushkonjat t’ju afrohen duke fërkuar në trupin tuaj vajra, të cilët përbëhen nga aroma të pakëndshme. Veçanërisht vaji i pemës së çajit, vaji i limonit, vajrat e eukaliptit neutralizojnë mushkonjat drejtpërdrejt falë erës së tyre të mprehtë. Mjafton të aplikoni disa pika vaj në zonën tuaj të pulsit për t’i mbajtur mushkonjat larg jush.

BORZILOKU

Borziloku dhe bimët e tij janë një nga armiqtë kryesorë të mushkonjave me erën e tyre të fortë. Ju mund të parandaloni mushkonjat duke vendosur borzilok në një enë ose tenxhere të përshtatshme në ballkonin ose hyrjen e shtëpisë tuaj.