Cristophe Galtier, së bashku me djalin e tij, Valoviç Galtier, janë arrestuar nga policai. Kjo për shkak të disa deklaratave raciste që 56-vjeçari ka bërë në kohën kur drejtonte Nice.

Vetë trajneri i ka mohuar këto akuza duke theksuar se kurrë nuk ka bërë fyerje raciste dhe distancohet nga këto pretendime.

Largimi i tij nga Parisi është vetëm çështje kohe, pasi sipas klubit parisien, ai ka dëmtuar imazhin e skuadrës.

Në Paris qarkullojnë zëra se sheikët kanë gjetur zëvendësuesin në stol, pasi kanë arritur marrëveshjen me Luis Enrique.