Sipas CNN, Donald Trump do të paraqitet të enjten në burgun e kontesë Fulton në Atlanta për formalitetet e arrestimit në lidhje me çështjen ku ai dhe 18 persona të tjerë akuzohen për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Georgia në vitin 2020.

Mbrojtja e ish-presidentit ra dakord për një garanci prej 200,000 dollarësh dhe kufizime të rënda për manjatin në kontaktet me dëshmitarët dhe të bashkëakuzuarit.

Edhe Trump e pranoi se do të shkojë të enjten në Atlanta për t’u paraqitur për herë të parë në gjykatë.

“Unë do të shkoj në Atlanta të enjten për t’u arrestuar nga një prokuror i ekstremit të majtë”, shkroi ai në Truth.

Trump ka kohë deri në orën 12 të mesditës të së premtes për t’u paraqitur në burgun e gjykatës së qarkut Fulton.