Qeveria ka vendosur masën e kompensimit financiar për 9 subjekte të ish të dënuarve politik të regjimit komunist. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili dha detaje mbi subjektet përfituese.

 “Kam një lajm të mirë për 9 subjektet e ish- të dënuarve politik për të cilët qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar. Ky është një propozim nga ministria e Drejtësisë, është vendimi i 30 që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish-të dënuarit politik të regjimit komunist dhe ky është vizioni i qeverisë për të dhënë të drejtat për ish-të dënuarit politik. Nga 9 subjektet që përfitojnë sot, 7 subjekte janë ish të dënuar politik me burgime të gjata ose izolime në hetuesi dhe dy subjekte janë me dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq”, ka thënë Manja.

Në përfundim, ministri tha se qeveria është e vendosur për t’i shkuar deri në fund vënies së drejtësisë në lidhje me këto ish të dënuar politik.