2 gra janë vënë në hetim nga Policia, pasi jo vetëm po shfrytëzonin 2 fëmijë, 1 dhe 5 vjeç për të lypur duke vënë në rrezik jetën e tyre, por ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se janë vënë në hetim D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç. Gjithashtu, ato ishin duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, duke u bërë një burim rreziku dhe pengimi të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.