Ka një fije shprese për rivendosjen e një ure komunikimi me Kievit dhe Varshavës.

Rreth një javë pasi krisja në raportin e aleatëve kulmoi me embargon e grurit që Polonia vendosi dhe fjalimin e ashpër të Volodymyr Zelensky-t në OKB për fqinjin verior, Presidenti polak Andrzej Duda është shprehur se mund të rinisin dërgesat e armatimeve për luftëtarët e frontit.

Duke hedhur pas krahëve grindjen e ndikuar nga marrëveshja e drithërave, paketat e ndihmave dhe refugjatët, ai u shpreh se Zelensky mund të kenë qenë nën stres kur mbajti fjalimin në OKB.

Të mos harrojmë se Zelenskyy është nën presion të madh. Ai po dërgon njerëz në front, duke ditur që shpesh ata po shkojnë drejt vdekjes”, tha ai në një intervistë për gazetën polake Super Express.

Pavarësisht dëshirës për të ndihmuar, Duda bëri me dije se Polonia do të dërgojë vetëm armë të vjetra në vendin fqinj, pasi pajisjet e reja ushtarake, si tanket, do të përdoren “për të forcuar ushtrinë polake“.

Ne nuk po shpenzojmë miliarda, që t’i dhurojmë papritmas. Tanket, nuk bëhet fjalë. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do t’i dërgojmë fare armatime Ukrainës. Kur pajisjet e vjetra zëvendësohen me pajisje moderne, unë nuk shoh problem me dërgimin e atyre [pajisjeve të vjetra] te ukrainasit“, tha ai.

Në fund, Duda pati një thirrje për kontroll të emocioneve nga të dyja palët, duke thënë kërkuar që të kujtojnë se kush do të përfitojë më shumë nëse ka krisje në raportin midis Polonisë dhe Ukrainës.

Pasojat mund të jenë tragjike”, nënvizoi ai.