Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dha para mediave disa informacione në lidhje me 14-vjeçaren e zhdukur, përcjellë Klan M.

Ai thotë se janë arrestuar pesë persona mbrëmë.

”Pesë persona janë arrestuar mbrëmë vonë në lidhje me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, hetimi ka përparim por në interes të hetimit nuk mund të jepen më shumë informacione” – tha Spasovski.