Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka pajtuar një kompani lobimi në SHBA, kundrejt pagesës prej 150 mijë dollarëve. Në dokumentacionin e dorëzuar pranë autoriteteve amerikane, kompania Prism Group, kontraktuar nga Ahmetaj, tregon edhe banesën e ish-numrit dy të qeverisë, në Lugano të Zvicrës. (Adresa e plotë: Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Zvicër)

Përmes kontratës së firmosur me Ahmetajn, kompania merr përsipër, mes të tjerash, të këshillojë klientin mbi të drejtat e tij ligjore, politike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria dhe aktorë politikë në Shqipëri, të lobojë pranë Qeverisë federale, departamenteve dhe agjencive, si dhe Kongresit, mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, përfshirë ndihmën e huaj, korrupsionin e zyrtarëve, ndihmën ekonomike e tregtare.

Shuma prej 150 mijë dollarësh do të paguhet me disa këste dhe sipas dokumentacionit të paraqitur nga kompania lobuese, ajo do të financohet nga shtetasit:

Erjola Flamur Hoxha, qytetare shqiptare, me adresë Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Zvicër

Flamur Adem Hoxha, qytetar shqiptar, me adresë Rruga Tefta Tashko Nd 41, h2, ap 34 Tirana, Albania

Eljona Aleksander Hoxha, qytetare shqiptar, Rruga Tefta Tashko Nd 41, h2, ap 36 Tirana, Albania

Ermand Abedin Hoxha 21-03-1977, qytetar amerikan, me adresë: 70 Maple St, Paxton MA 01612.