Një vajzë 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën e Ferizaj-Prishtinë në Kosovë. Vajza është me origjinë nga Ukraina. Trupi i pajetë i 23-vjeçares u gjet në autostradën “Arbën Xhaferi” nga policia rrugore.

Sipas mediave në Kosovë dhe nga njoftimet e policisë është identifikuar si vajza është me origjinë ukrainase. Nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së saj, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.