Beverly Hills është një nga lagjet më të famshme në botë, një zonë elitare e Los Anxhelosit, ku jetojnë yjet e Hollivudit. Por së fundmi, krah shtëpive miliona dollarëshe aty janë ngritur edhe çadrat e të pastrehëve të shumtë që jetojnë në rrugët e qytetit.

Në Beverly Hills një shtëpi kushton mesatarisht 3,5 milionë dollarë, por vlera e tyre parashikohet të ulet ndjeshëm për shkak të panoramës së pazakontë. Në pamjet e publikuara nga televizioni “ABC Los Angeles” shihen rrugët e mbushura me tenda dhe plehra të lëna nga të pastrehët pranë një prej qendrave tregtare më të famshme në zonë, frekuentohet nga yje si Victoria Beckham, Paris Hilton dhe Hailey Bieber.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve lokale, në qytet janë rreth 400 mijë të pastrehë, ndërkohë që i gjithë qyteti ka 4 milionë banorë. Rritja është e jashtëzakonshme. Sipas Autoritetit të Shërbimit të të Pastrehëve, 2 vjet më parë, kjo shifër ishte vetëm 70 mijë.

Kryebashkiakja e qytetit, Karen Bass, fitoi zgjedhjet pasi premtoi gjatë fushatës së do ta zgjidhë problemin, duke shpallur gjendjen e emergjencës pasi mes të pastrehëve janë shtuar edhe vdekjet, kryesisht për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Nisma për të luftuar fenomenin ka ndërmarrë edhe Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili është zotuar të sigurojë 500 shtëpi të vogla për të pastrehët.