Dashi

Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve ndoshta për ju që i përkisni kësaj shenje do të ishte më mirë të qëndroni në pozita pritjeje, derisa të kthjelloheni për të vendosur për diçka.

Demi

Shumë planetë janë në një pozicion jo harmonik dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja shpirtërore le për të dëshiruar.

Binjakët

Asgjë e re nga fronti i yjeve, mund të thuhet pa frikë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi vërtet që duket se gjërat do të jenë pak a shumë njëlloj me atë të një dite më parë.

Gaforrja

Duket se situata yjore po fillon të përmirësohet dhe dalëngadalë edhe ju do të ndjeheni më të rigjallëruar. Megjithatë, për sot është më mirë të mos e vritni mendjen edhe aq shumë.

Luani

Me Mërkurin “e nxituar” në shenjë ka të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë “e shpejtë” pasi do të jeni aq të impenjuar, sa nuk do ta vini re se si do të kalojë ajo.

Virgjëresha

Edhe pse Hënën dhe Afërditën sot do t’i keni kundër, është Marsi ai që ju jep stimujt e duhur për të qenë aktivë dhe për të mos rënë në gjendje melankolie. Jeni pasionalë në dashuri.

Peshorja

Duhet të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos ata që kanë në patronazh problemet e zemrës. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

Akrepi

Duke pasur parasysh Mërkurin që është në largim nga kjo shenjë dhe Marsin gjithnjë më aktiv, qielli juaj sot në pjesën më të madhe është i zymtë. Por nuk duhet ta lëshoni veten.

Shigjetari

Për shkak të një jave mjaft intensive, nën shenjën e yjeve të favorshëm, edhe sot do të jeni të rrëmbyer ne veprimet tuaja. Ju këshillohet të mos jeni të tillë në vendimet për t’u marrë.

Bricjapi

Keni shumë planetë që ju mbështesin shumë sot prandaj pritet që të jetë një ditë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Gjithçka të mirë që rrezatoni e keni nga Dielli.

Ujori

Edhe për ju, protagonisti yjor në shenjë do të jetë Mërkuri, i cili, me gjithë përpjekjet tuaja për të moderuar veprimet, ju imponon “’t’ia shkelni gazit” e të mos ktheni kokën prapa.

Peshqit

Një ditë thuajse “e sheshtë” parashikohet edhe për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita ju jep një “assist” që duhet ta shfrytëzoni.