I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu raporton se 19 gratë dhe fëmijë që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj.

Ishin bashkëshortët e tyre të cilët gjatë viteve 2013-2014 i çuan në Siri.

Top Channel disponon listën e plotë të 19 personave por për arsye etike dhe privatësie ka vendosur mos t’i publikojë emrat e plotë.

Drejt Tiranës do të udhëtojë:

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.

E.V nga Dibra me 4 fëmijë.

L.K nga Tirana me 2 fëmijë

K.Z nga Tirana me 3 fëmijë

I.B nga Librazhdi


Disa prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Disa prej burrave të këtyre pesë grave janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS ndërsa ata që janë gjallë ndodhen në burgjet kurde.

Transporti

Operacione të tilla përveç rreziqeve që mbartin kanë edhe një kosto shumë të lartë financiare si për transportin e të riatdhesuarve ashtu dhe për fazën e procesit të riintegrimit.

Top Channel ka mësuar se qeveria shqiptare nuk është kursyer për shpenzimet e këtij operacioni ku përfshihet udhëtimi me një avion të posaçëm nga Siria verilindore për në Damask e më pas drejt Bejrutit dhe Tiranës.