Mark Marku, 47-vjeçari me banim në Torovicë është vënë në pranga nga policia.

Burime bëjnë me dije, se 47-vjeçarit i  janë gjetur armë zjarri dhe krehër me fishekë. Materialet i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Nga shërbimet e Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me krehër me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.