Deri tani kishte vetëm zëra, informacione nga miq të afërt të çiftit, se prezantuesja Marina Vjollca ishte shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë, e cila është vajzë. Më së fundi, për t’i dhënë seriozitet kësaj çështjeje personale dhe të shumëpritur, çifti ka konfirmuar gjithçka përmes një fotoje.

Në të duket Marina Vjollca me një fustan të bardhë të lëshuar, e përqafuar nga Getoar Selimi, këngëtari i njohur, i cili i vendos dy duart te barku i prezantueses së njohur shqiptare. Pra, konfirmim zyrtar se ata po presin të bëhen prindër për herë të parë.

Lumturia për të dy është e shkallës sipërore, ndaj këtë lajm kanë dashur ta ndajnë më së fundi me ndjekësit dhe dashamirësit e shumtë përmes fotos në rrjetet sociale. Qindra urime kanë marrë shumë shpejt, sidomos Marina, për mbarësi dhe shtazëni të lehtë e të mbarë.

Mbetet të shihet nëse ajo do të vijojë ta prezantojë sezonin e ri të “Klanifornia” në TV Klan, ashtu me barkun që po vjen duke iu rrumbullakos përditë, apo “do të hapë krahun” përkohësisht, t’i përkushtohet bebes që pret të sjellë në jetë. Marina dhe Getoari, këngëtar dhe autor këngësh shumë të njohura, përçues i muzikës “hip-hop”, kanë disa vite të martuar dhe jetojnë në Tiranë.