Në një panel të ftuarish me mjekë mes të cilëve ishte edhe konspiracionistit Alfred Cako dhe ambientalisti Sazan Guri këta dy të fundit kanë dyshime në lidhje me vaksinat anti Covid.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata i është përgjigjur mes të tjerash pyetjes së konspiracionistit Alfred Cako lidhur me vendosjen me detyrim të vaksinës për fëmijët, ku thekson se janë disa kategori që e kanë të detyrueshme dhe disa të tjera mund të zgjedhin ose jo.

“Unë mendoj se ka disa kategori, disa janë mirë ta bëjnë por jo me detyrim dhe disa e kanë të domosdoshme që ta bëjnë. Mjekësia është një profesion që mësohet pranë shtratit të sëmurit dhe çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë që studentët e mij ti fus te të sëmurit dhe të infektohen ose nëse vijnë nga jashtë dhe vijnë të infektuar dhe ja ngjisin të sëmurit. Studentët që merren me shkencat mjekësore e kanë të detyrueshme që të vaksinohen.

Një student i mjekësisë 23 vjeç nga Elbasani ka humbur jetën nga Covid, Çfarë do të kishte ndodhur nëse ne nuk do të kishim ndërprerë futjen e studentëve dhe s’do të bënim mësim online, çfarë do na thoshte opinioni publik nëse ne do të fusnim studentët në dhomat e mjekëve”, ka thënë Gjata.

Ndër të tjera në debatin e tyre Gjata kërko nga Cako që të mos flasë në mënyrë të pabazuar pasi po keqinformon publikun, dhe sipas tij vaksina po bëhet në të gjithë botën dhe me miratimin e organizmave përkatës.

Pjesë nga debati:

Arben Gjata:  Për mendimin tim nëse ti nuk e bën vaksinën nuk të pranoj që të vish në mësim.

Alfred Cako: Po ç’më duhet mua unë kam zgjedhjen time, jam i pavaksinuar.

Arben Gjata:  Unë po të them se kam një të sëmurë ti i pavaksinuar do të vish të mësosh i ngjit virusin

Alfred Cako: Po nëse i sëmuri është i pavaksinuar, e ka marrë parasysh këtë rrezik.  A e dini ju se numri i të vdekurve nga vaksina 23 mijë?

Arben Gjata: Mos fol kot, përralla me mbret, gënjen gjithë ditën.

Ndër të tjera Cako i ka pyetur mjekët në lidhje me përmbajtjen e vaksinës ku ka debatuar me mjekun Dritan Ulqinaku, i cili i thekson Cakos se vaksinat anti Covid kanë marrë miratim nga OBSH, Ema, FDA dhe teoritë që po vrasin njerëz janë vetëm në mendjen e tij.