U zhvillua dje nata e parë e festës tradicionale të verërave dhe gështenjës në Pogradec, festë kjo që sipas organizatorëve ka qënë e suksesshme për nga pjesëmarja e qytetarëve dhe pushuesve të shumtë.

‘Qytetetarë të shumtë të Pogradecit dhe jo vetëm por nga gjithë Shqipëria festuan së bashku.

Super program artistik nga Qendra Kulturore, performancat e Mateus Frroku dhe Era Rusi si dhe çelja e Ekspozitës “Etnos” nga i mirënjohuri Ardian Fezollari, miq dhe dashamirës të Pogradecit që nuk mungojnë në asnjë dhe mbi të gjitha mikpritja pogradecare.

Sonte në natën e dytë do të ketë plot surpriza, do të shpërndahen çmimet e konkurseve të poezisë, pikturës dhe verërave dhe në fund performon këngëtari Dren Abazi’ njofton bashkia e Pogradecit.