Një influencer u dënua me burg sepse pozoi në foto me një skulpturë gjigande në formë penisi në Muzeun e Seksit në Amsterdam, pasi një gjykatë të Turqi i konsideroi imazhet të turpshme.

23-vjeçarja Merve Taskin, e cila ka 571,000 ndjekës në Instagram, i bëri postimet e rrezikshme ndërkohë që festonte ditëlindjen në kryeqytetin holandez, në Janar të vitit të shkuar.

Dy prej imazheve që u konsideruan ofenduese ishin pikërisht këto foto.

Taskin u arrestua për ‘akuza të turpshme’ në qytetin turk të Canakkeale, 3 muaj më vonë dhe që prej asaj kohe, imazhet në fjalë janë fshirë nga profili i saj në Instagram. Sipas ligjit turk, personat që publikojnë materiale “të turpshme” mund të dënohen deri me 3 vjet heqje lirie. Fillimisht Taskin u dënua me 6 muaj burg. Megjithatë dënimi u ul në 5 muaj për sjellje të mirë dhe më vonë u pezullua.

Pezullimi i dënimit me burg do të thotë se modelja nuk do të shkojë në burg, nëse nuk bën një krim tjetër.

23-vjeçarja pozoi të premten krah avokatëve të saj jashtë gjykatës, imazh që e postoi në Instagram. Bashkëngjitur fotos ajo shkruajti se në gjykatë kishin argumentuar se ‘jemi në limitet e lirisë së shprehjes’ dhe se hetimi tregoi ‘sa prapa bote jemi’.