Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg këngëtarin Bojken Lako. Raportohet se Lako është dënuar për akuzën “ndërtim i paligjshëm” me qëllim fitimin.

Qytetari, i shqetësuar nga zhurmat e punimeve në një godinë aty pranë, ka njoftuar policinë duke theksuar se ndërtimet, po zhvilloheshin pa lejen përkatëse.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe konstaton se në katin e dytë në një ambient në ish-NISHARAK, po kryheshin punime nga Lako. Këngëtari kishte në plan që të rikonceptonte godinën e vjetër, në një studio muzikore, pjesë integrale e punës së tij prej artisti.