Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës.

Për pasojë raportohet se është plagosur rëndë një grua.

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.