Po eksploronin Thethin dhe Valbonën, dëmtohen dy turistë gjermanë.

Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 12:40 është njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Në kërkim janë vënë edhe banorë të zonës por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë rreth tyre.

Tre ditë më parë dy turistë polakë humbën jetën në afërsi të Shkodrës ndërsa ishin duke udhëtuar me motorr.