Tiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Tirana.

Ky i fundit i identifikuar si Eraldo Dervishi shantazhonte një 19-vjeçare nga Brazili.

Shqiptari kërcënonte brazilianen që do t’i publikonte videot intime nëse nuk t’i jepte para.

Ka qenë vajza nga Brazili ajo e cila kreu kallëzimin në polici pas shantazheve të shumta që i bënte shqiptari.

Pas operacionit ‘Extorntion’, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29-vjeçarit. Mësohet se braziliania dhe 29-vjeçari shqiptar janë njohur në rrjete sociale dhe braziliania i çonte video intime.