Timo Werner, i cili u dëmtua në fitoren 4-0 të Leipzig ndaj Viktoria Plzen, do të mungojë në Botëror.

Sulmuesi gjerman ndrydhi kaviljen gjatë një dyluftimi dhe vizitat mjekësore treguan se dëmtimi është i rëndë dhe se Ëerner do të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

Ky dëmtim vë në vështirësi trajnerin e kombëtares, Hansi Flick, i cili ka shumë pak sulmues në dispozicion për në Katar. Reagimi i tij ndaj lajmit të dëmtimit të sulmuesit kryesor ishte ky: “Është një lajm shumë i keq. Më vjen shumë keq për Timon, sepse kishte shumë dëshirë të luante këtë Botëror. Është një humbje e madhe për ne”.