Për ata që e duan adrenalinën, në Luginën e Shenjtë të Perusë ndodhen në një mal, 396 metra mbi nivelin e detit, ndodhen disa gabina ku mund të kalosh natën.

Suitat “Skylodge Adventure” të cilat mund t’i gjeni në Airbnb për $450 nata, ofrojnë tre kabina transparente të cilat mbahen pas shkëmbinjve me anë të disa kabujve të fortë.

Për të arritur në destinacion duhet që të ngjisni një rrugë me shkallë të pjerrëta, kabuj çeliku dhe për të zbritur përdoren gjashtë linja zinxhirësh.

Po ashtu, në këto kabina nuk ka dushe kështu që klientët udhëzohen që të sjellin me vete mjetet e tyre personale të higjienës.

Po ashtu, në kabina nuk ka ngrohje kështu që mysafirëve u rekomandohet që të veshin rroba të trasha gjatë muajve më të ftohte nga qershori në gusht.

Hoteli i rrallë është hapur fillimisht në vitin 2013 dhe mbetet një destinacion i poupulluar që prej atëherë.