ATP në Monte Carlo Masters mund të quhet një kompeticion për t’u harruar për tenistin Novak Djokovic, i cili u eliminua në fazën e 1/16 nga një 21 vjeçar italian me emrin Lorenzo Musetti.

Serbi realizoi një ndeshje të tensionuar dhe nuk e ka gëlltitur dot këtë humbje duke e shprehur nervozizmin disa herë gjatë lojës, madje theu dhe një raketë.

Djokovic arriti të fitonte në setin e parë 6-4 dhe mendoi se gjithçka nën kontroll, por Musseti arriti të përmbyste rezultatin duke marrë dy setet e radhës.

Tenisti serb tashmë nuk është më numri një i botës kjo edhe për shkak pasi në shumë kompeticione nuk ka marrë pjesë pasi ka refuzuar të vaksinohet kundër Covid.