Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Dy të rinjtë 19 dhe 20 vjeç, që mësohet se janë kushërinj mes tyre, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur që të dy. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit, ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

“Mirditë / Informacion paraprak: Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. K. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.