Kandidati socialist i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka folur për inbcidentin në të cilin ai u godit nga një anëtar i KZAZ i koalicionit “Bashkë fitojmë” mbrëmjen e djeshme. Duke e konsideruar një ngjarje të turpshme, Isai thotë se u godit në mes të rrugës nga Esmeraldo Kacolli.

“Me vjen keq që të flas për diçka të tillë por siç thotë populli kur gjarprit i vjen ngordhja del në rrugë. Më vjen turp që situata u duk sikur po xhirohej filmi “Kanan Tafili”. Më kishte e ftuar e zonja e lokalit në Qafëzez për të pirë një kafe dhe ndenja shumë pak aty.  Më vjen keq për incidentin e ndodhur dhe se kur të kërkohet në Google Kolonja, do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar. Nuk dua të viktimizohem, as të bëj të dhunuarin. Ngjarja është e turpshme, sepse fushata ka qenë qytetare. Nervoziteti tregon panik. Ngjarja e ndodhur në mes të rrugës dhe personi që më goditi është anëtar i KZAZ nga “Bashkë Fitojmë”.