Një 34-vjeçar i arrestuar nga policia e Tiranës për lëndë narkotike, ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje në bashkëpunim.

Mbrëmjen e kaluar policia ndaloi një makinë, e cila drejtohej nga shtetasi A. M. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi A. M. Dyshohet se në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.