Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Vlorës, pak pas mesditës në zonën e ish-Kombinatit të peshkut.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri Tonin Ramaj, 33 vjeç, është qëlluar disa herë, teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, teksa po kërkohet për autorin, i cili pasi ka qëlluar është larguar në këmbë.