Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që ngjarjet e dhunshme të vitit të kaluar të përsëriten në veri të Kosovës. Garancinë e dha ndihmës/Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Gjatë një konference virtuale, zyrtari i DASH i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradi që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës. Ndër të tjera, O’Brien tha se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar sa i përket mbështetjes së procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gjithashtu u bëri thirrje palëve të zbatojnë zotimet që dalin nga ky proces. Për zgjedhjet e kontestuara në Serbi, konfirmoi shqetësimin për disa parregullsi të raportuara.

Ndër të tjera, tha se SHBA-të mbështesin fuqishëm ruajtjen e integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.