Mëngjesin e sotëm është arrestuar në Maltë dhëndri i bosit të ndjerë mafioz Totò Riina. Mediat italiane të cilat citojnë Ministria e Brendshme Malteze, raportojnë se Antonio Ciavarello u arrestua nga policia malteze, e cila ekzekutoi një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Brindizit më 24 janar 2022.

50-vjeçari ishte strehuar në Maltë në përpjekje për t’i shpëtuar dënimit përfundimtar me burg.

Pas javësh hetime, policia rrethoi rezidencën e Ciavarello-s në qytetin e populluar të Mosta, në qendër të ishullit, përpara se të kryente arrestimin.

Duke u paraqitur në gjykatë ai konfirmoi identitetin e tij dhe shprehu pëlqimin e tij për t’u kthyer në Itali.