Dronët detarë ukrainas kanë goditur dhe “shkatërruar” anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar, tha Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars.

Njësiti special i kësaj drejtorie, Grupi 13, dhe Forcat Detare ukrainase morën pjesë në operacion me mbështetjen e Ministrisë për Transformim Digjital, tha drejtoria përmes një postimi në Telegram.

Vlera e anijes ruse “të shkatërruar, sipas Ukrainës, është 65 milionë euro. Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.

Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, sidomos afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme.