Pa kaluar 24 orë nga dështimi i referendumit në 4 komunat në veri të Kosovës për largimin e kryetarëve shqiptarë, Franca kërkon një tjetër proces zgjedhor, madje sa më shpejt.

Ambasadori francez, Nicolas de Riviere tha në Kombet e Bashkuara se në këto zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha komunitetet.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.

Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi mbrëmë se iniciativa për largimin e kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote. Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues